Publikuar më 12 Февруари, 2019 në Lajme
Në
‘Shtëpinë e futbollit' Sektori për siguri dhe integritet mbajti mbledhje pune
me përfaqësuesit e klubeve, komesarëve për siguri, në vigjilie të fillimit të
pjesës së dytë të sezonit garues në futbollin vendor.
Përfaqësuesve të klubeve të cilët kanë detyrim të mbrojnë integritetin e lojës ju dhanë sugjerime për respektim të rregullave të garave të caktuara, të marrin masat e nevojshme për garantim të sigurisë në ndeshjet e futbollit, duke u bërë thirje të respektojnë fer play-n dhe rregullat.
Përgjegjësit e Sektorit për siguri dhe integritet pranë FFM-së, potencuan disa pika të rëndësishme në lidhje me organizimin e ndesheve të kampionatit vendor dhe koordinimin e punës së personave zyrtar, para, gjatë dhe pas ndeshjeve. Para të pranishmëve u përsëritën sugjerimet për situatat eventuale të pakëndshme në stadiume, si dhe masat për të menaxhuar ato, në pajtueshmëri me kriteriumet të mara nga garat e organizuara nga ana e UEFA-së.