Publikuar më 30 Јуни, 2016 në Lajme
Në mbledhejen e Këshillit Drejtues të Federatës së futbollit të Maqedonisë e mbajtur më 30 qershor 2016 u sollën këta vendime:
-Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë duke shqyrtar propozimin e Komisionit për Arbitra pranë FFM-së deri te trupi më i lartë në federatë për rritjen e taksës së arbitrave për ndeshjet e Ligës së Parë dhe të Dytë, si dhe për ndeshjet e Kupës së Maqedonisë solli vendim për të formuar fond të veçantë nga i cili do të paguhen kompensimet për ndeshjet e referuara në Ligën e Parë dhe të Dytë, si dhe nga Kupa e Maqedonisë për seniorë prej 1/8 e finales deri në ndeshjen finale. Kompensimin shtesë nga fondi i formuar për arbitra i cili rikthehet në skenë pas shumë viteve do ta paguajë Federata e futbollit të Maqedonisë. Klubet nuk do të kenë detyrime për të paguar mjete finansiare për fondin e arbitrave. Një prej qëllimeve në planin strategjik të FFM-së është rritja e kualitetit të referimit dhe ky është një prej hapave në atë drejtim.
- Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë ka vërtetuar listat e propozuara të arvitrave dhe kontrollorëve për sezonin garues 2016/2017.
- Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë miratoi raportin për garimin ndërmjet përfaqësueseve të Lidhjeve Komunale të futbollit.