Martin Gjorgjievski: Bosnje Hercegovina është kundërshtar cilësor

Publikuar më 26 Февруари, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë do të luajë dy ndeshje kontrolluese kundër Bosnje Hercegovinës.

Dy ndeshjet kontrolluese do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Kapiteni i përfaqësues së re të Maqedonisë, Martin Gjorgjievski, ka dhënë koment dhe mendim për duelin me Bosnje Hercegovinën dhe kualifikimet e ardhshme.

- Si në çdo ndeshje të mëparshme, edhe kësaj do t'i qasemi me fokus dhe vëmendje maksimale. Bosnja dhe Hercegovina është një kombëtare që ka cilësi. Jemi duke e analizuar lojën e tyre, shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë.

- Në ndeshjen e nesërme besoj se do të luajmë të përkushtuar gjatë gjithë 90 minutave. Kemi disa lojtarë të lënduar, por besoj se mund të arrijmë një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari cilësor. Të vazhdojmë trendin e rezultateve pozitive para fillimit të kualifikimeve të ardhshme nga faza elitare në muajin mars.

– Kemi një atmosferë të shkëlqyer brenda ekipit, motivimi është në nivelin më të lartë, të gjithë presim me padurim fillimin e kualifikueseve. Ne duam të bëjmë histori dhe të arrijmë sukses.

- Marrëdhënia me seleksionuesin dhe stafin e tij është profesionale, seancat stërvitore janë punuar me përpjekje dhe sakrifica maksimale. Është gjithashtu çelësi i suksesit tonë dhe i rezultateve të shkëlqyera të kualifikimeve të mëparshme.

- Kemi cilësi, kemi një shpirt të shkëlqyer ekipor, seleksionuesi dhe stafi i tij besojnë tek ne. Jemi gati të bëjmë maksimumin për fanellën e përfaqësueses dhe të arrijmë suksese të reja.

Gjenerata e drejtuar nga seleksionuesi Toni Jakimovski e fillon raundin elitar të kualifikimeve më 18 mars. Futbollistët tanë të rinj janë në grupin 7 dhe për kundërshtarë do të kenë përfaqësueset e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.




   
   
Reprezentacioni A