Marrëveshje bashkëpunimi i Organizatave të trajnerëve të ish-republikave jugosllave

Publikuar më 15 Јуни, 2017 Lajme, Seminare


Me iniciativë të Organizatës së trajnerëve të Sllovenisë dhe presidentit të tyre zotëri Rudi Barçiç, më 14 qershor në Portorozh-Slloveni, presidentët e organizatave të trajnerëve të Sllovenisë-Rudi Barçiç, Maqedoni-Gjore Jovanovski, Kroacisë-Ivo Shushak, Serbisë-Sllobodan Pavkoviq dhe Bosnje e Hercegovinës-Munir Talloviq firmosën marrëeveshje pune në aspekt profesion. Në firmosjen e marrëeveshjes morri pjesë edhe Nën-kryetari i organizatës evropiane të trajnerëve-AEFCA-Fredi Fiorentini, i cili dha mbështetje të madhe për këtë lloj të bashkëpunimit ndërmjet organizatave të trajnervëe.

Në këtë ngjarje morrën pjesë edhe presidenti dhe nënkryetari i Lidhjes së fubtollit të Sllovenisë, Rade Mijatoviq dhe Miran Jarc.

Marrëveshja e punës ka të bëjë më këmbimin e kuadrove profesional për nevojat e edukimit të trajnerëve, posaçërisht në pjesën e organizimit nga UEFA. Pro kurset, ndrimi i përvojave dhe literaturës profesionale, prania në seminaret vjetore për liçencim të trajnerëve.

Gjithashtu secila prej organizatave të trajnerëve me firmosjen e kësaj marrëveshje një herë në vit do të jetë mikëpritëse e grumbullimit profesional.

Gjithë organizatat e trajnerëve u pajtuan se me firmosjen e Marrëveshjes për bashkëpunim profesional kjo nuk guxon të mbetet vetëm në letër, por të jetë fillim i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me qëllim të vetëm përmirësimin e profesionalizmit të trajnerëve në këto anë me çka në mënyrë direkte do të ndikohej në ngritjen e nivelit të futbollit në përgjithësi. 



   
   
Reprezentacioni A