Marko Alçevski: Nuk do ta kemi të lehtë ndaj Suedisë, por besoj në një rezultat pozitiv

Publikuar më 05 Септември, 2023 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedoninsë sot në Shkup do të zhvillojë stërvitjen e fundit para nisjes për në Jençeping. Më 8 shtator e zhvillojmë ndeshjen e parë kundër nikoqirit, kombëtares së Suedisë, në kuadër të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Sllovaki në vitin 2025.

Katër ditë më vonë në Shkup forcat do ti masim kundër favoritit në grup, kombëtares së Holandës.

Portieri i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, e udhëhequr nga seleksionuesi Dragi Kanatllarovski, Marko Alçevski ka ndarë pritshmëritë e tij para fillimit të eliminatoreve.

“Ne jemi duke u rritur vazhdimisht, duke përparuar dhe maturuar nga ndeshja në ndeshje. Funksionojmë si një familje, e dimë të gjithë se çfarë do të thotë që të prezantosh shtetin tënd, jemi të gatshëm për startin e eliminatoreve. Mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer tek gjithë ekipi, kjo na jep shumë shpresa dhe vetëbesim se ndodhemi në rrugën e vërtetë”.

“Periudhën e kaluar patëm mundësi të zhvillojmë një numër të madh të ndeshjeve kontrolluese, që ishin shumë të dobishme për përmirësimin e lojës tonë. Në përgjithësi jam i kënaqur nga ajo që kemi treguar në këto ndeshje kundër disa ekipeve të forta. Mirëpo cikli eliminatorë është krejtësisht më ndryshe dhe më e rëndësishme. Të gjithë maksimalisht duhet të arsyetojmë besimin që na është dhënë nga seleksionuesi dhe stafi i tij. Mendoj se duhet, dhe është koha që sërish ta gëzojmë sërish kombin tonë me lojëra të mira, rezultate pozitive dhe kualifikim në një kompeticion të madh”.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk do ta kemi aspak të lehtë ndaj Suedisë, mirëpo sinqerisht besoj se gjithçka do ta varet nga vetë ne, qasjen tonë në ndeshje. Nëse në terren dalim me koka të ftohta, nëse funksionojmë si një skuadër, luftojmë për çdo top në fushë dhe i dëgjojmë instrukcionet e stafit teknik, jam i sigurtë se në Shkup mund të rikthehemi me të tre pikët e fituara”.

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 bënë pjesë në grupin “C”, bashkë me ekipet kombëtare të Suedisë, Holandës, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit.




   
   
Reprezentacioni A