Publikuar më 08 Октомври, 2024 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë sot në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, në Shkup do të vazhdojë përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës eliminatore për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2025, që do të mbahet në Sllovaki.
Me 11 tetor e mirëpresim përfaqësuesen e Moldavisë në Shkup, ndërsa 4 ditë më vonë në terren mysafir do të luajmë kundër përfaqësueses së Gjeorgjisë.
Portieri i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Marko Alçevski ka dhënë komentin e tij për ndeshjet e ardhshme të futbollistëve tanë.
“Pas fitores së madhe ndaj Suedisë në fillim të këtij cikli kualifikues, të gjithë prisnim rezultatet dhe lojra më të mira, si dhe një renditje më të mirë në tabelën e klasifikimit, mirëpo jo gjithçka shkoi sipas planit. Dështuam dhe nuk ishim në nivel të disa ndeshje vendimtare, të cilat sipas meje duheshe ti fitojmë.”
“Mendoj se në ndeshjet paraprake na ka munguar më së shumti realizimi. Duhet patjetër ta përmirësojmë formën, para së gjithash në nivel individual në klubet tona. Duhet të punojmë që të gjithë dhe të punojmë më shumë në stërvitje, vetëm në atë mënyrë mund të ecim para dhe të përmirësohemi.”
“Ndeshjet e para kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë i humbëm, edhe pse nuk merituam një gjë të tillë. Shpresoj që në këto ndeshje do të luajmë më mirë dhe do të regjistrojmë fitore. Gjithnjë kur luhet për Maqedoninë, patjetër duhet të atakojmë fitoren, pa marrë parasysh kundërshtarin.”
“Kemi një atmosferë të mirë në skuadër, qëllimi ynë është që të përfundojmë sa më lartë në tabelë”.