Publikuar më 13 Февруари, 2018 në Lajme
Aleksandar Stavrev i cili ishte deleguar si arbitër kryesor i ndeshjes së xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit për arsye objektive nuk do të mund ta udhëheqë ekipin e gjashtë arbitrave për duelin e nesërm në Tetovë.
Organizata e arbitrave pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në vend të Stavrevit si arbitër kryesor të ndeshjes derbi që do luhet në Stadiumin e Qytetit në Tetovë e ka caktuar Marjan Eckoskin nga Ohri.