Maqedonia zhvillon stërvitjen e parë në Abu Dhabi

Publikuar më 19 Октомври, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë, e cila të shtunën më 22 tetor do të përballet me Arabinë Saudite në një ndeshje kontrolluese, ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore në Abu Dhabi. Ekipit përfaqësues iu bashkua edhe reprezentuesi ynë standard, Darko Vellkovski.

Sulmuesi i Shkendijës nga Tetova, Vllatko Stojanovski beson se të gjithë futbollistët që do të marrin shansin nga seleksionuesi Bllagoja Milevski do të japin maksimumin në ndeshjen e fortë kontrolluese.

“Kjo është një ndeshje testuese si për ne ashtu edhe për ata. Mendoj se është një ekip cilësor që do të luajë në Botëror. Pres një ndeshje cilësore, mendoj se të gjithë lojtarët do të japin maksimumin për t'i dëshmuar trajnerit se mund të llogarisë në disa emra nga kjo skuadër edhe në ndeshjet e ardhshme”, tha Stojanovski.

Edhe Metodija Maksimov nga Rabotniçki beson se futbollistët që janë thirrur për këtë ndeshje do të mundohen të tregojnë vlerën e tyre.

“Përgatitjet i nisëm në Abu Dhabi, fokusi është te Arabia Saudite, një përfaqësuese e fortë që do të jetë një test i fortë për ne. Duam të tregojmë se vlejmë dhe se seleksionuesi mund të llogarisë tek ne. Shpresoj që gjërat të shkojnë sipas planit tonë”, tha Maksimov.




   
   
Reprezentacioni A