Publikuar më 12 Октомври, 2019 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “PGA Narodowy” në Varshavë, ku të dielën nga ora 20:45 luajmë kundër Polonisë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.
Arian Ademi dhe Ivan Triçkovski nuk u stërvitën shkaku i lëndimeve dhe janë në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme. Alioski i cili humbi stërvitjen e djeshme, sot ushtroi me grupin dhe me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për lojë.