Maqedonia vazhdon me përgatitjet për Kampionatin Europian

Publikuar më 28 Мај, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ka vazhduar me përgatitjet për Kampionatin Europian. Atmosfera në ekipin përfaqësues është e shkëlqyeshme, ndërsa futbollistët tanë maksimalisht janë të fokusuar tee venti madhor këtë verë.

Futbollisti ofanziv i Maqedonisë, Daniel Avramovski me padurim e pret paraqitjen në Kampionatin Europian.

“Maqedonia arriti sukses të madh me kualifikimin në Kampionatin Europian, por nuk planifikojmë të ndalemi këtu. Unë kam qenë pjesë e një gare të këtij niveli me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, por kjo është krejtësisht ndryshe, duke marrë parasysh se luajmë kundër përfaqësueseve më të mira dhe futbollistëve më të mirë. Pritjet tona janë rritur, gjë që është normale, duke pasur parasysh fitoren ndaj Gjermanisë. Kjo është normale, ky është futbolli, secili mund ta fitojë secilin. Shpresojë se do të zhvillojmë ndeshje të mira, do ti surprizojmë përfaqësueset të cilat janë kundërshtarë tanë në këtë kampionat dhe do ti gëzojmë tifozët tanë. Do ta japim maksimumin në çdo ndeshje. E dijmë që publiku është lojtari i 12-të  joni dhe besoj se do të jenë në numër sa më të madh që është e mundur. Sigurisht se do të japim maksimumin dhe do të vdesim për fanellën e shenjtë dhe në fund do ti gëzojmë të gjithë”.


Stefan Spirovki thotë se është nder i madh që është pjesë e kësaj përfaqësuese.

“Është një kënaqësi e madhe që do ta përfaqësojë Maqedoninë në një garë të tillë, i gëzohem sfidës të quajtur Kampionat Europian. Besojmë në vete dhe jemi të përgatitur që ta gëzojmë popullin tonë. Jemi duke u stërvitur fort dhe maksimalisht jemi të fokusuar për ndeshjen e parë që do ta luajmë kundër përfaqësueses së Austrisë. Te skuadra ime AEK janë të lumtur që për herë të parë do të kenë futbollist si unë dhe Triçkovski që do ti përfaqësojnë në një garë të madhe. Maqedonia do të ketë shumë tifozë në Qipro. Shpresojë se do ta paraqesim Maqedoninë në nivelin e duhur”. 




   
   
Reprezentacioni A