Publikuar më 05 Октомври, 2017 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
e Maqedonisë sot para dite zhvilloi seancë stërvitore në “Stadio Olimpico” në
Torino, ku të premten përballet me Italinë në ndeshjen e parafundit të
eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Në atmosferë të shkëlqyeshme,
por edhe përkushtuese ndaj punës reprezentuesit zhvilluan përgatitjet e fundit
para ndeshjes me katër herë kampionët e botës, ndërsa seleksionuesi Angellovski
lejoi mediave që të jenë të pranishme gjatë gjithë seancës stërvitore.
Pas dite në orën 17:00 pason konferenca zyrtare për shtyp në të cilën do të jenë të pranishëm seleksionuesi Igor Anelovski dhe kapiteni Goran Pandev.
Italia-Maqedoni luhet të premten me fillim në orën 20:45 minuta.