Maqedonia U21 zhvillon stërvitjen zyrtare në Stamboll para ndeshjes me Ukrainën

Publikuar më 05 Јуни, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Stamboll të Turqisë, ku pret duelin e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2023 në Rumani dhe Gjeorgji.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski në xhiron e fundit të grupit X do të përballen me Ukrainën.

Ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” përfundoi në barazim 1:1. Për ekipin tonë në atë ndeshje shënoi Tomçe Grozdanovski, i cili në ndërkohë mori thirrje në përfaqësuesen A të Maqedonisë. .

Maqedonia U21 ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në prag të duelit me Ukrainën. Në ndeshjen e nesërme kundër Ukrainës për shkak të lëndimit nuk do të mund të jenë në dispozicion të seleksionuesit Dragi Kanatllarovski një nga individët tanë më të mirë në këtë cikël kualifikues, Arbi Vosha.

Më 2 qershor, në Shkup, në kuadër të xhiros së parafundit të këtyre kualifikimeve,  Maqedonia mundi Armeninë me rezultat 2:1. 





   
   
Reprezentacioni A