Publikuar më 22 Март, 2022 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë ka arritur në Beograd, ku e pret përballjen me Serbinë në
fazën eliminatore për Kampionatin Evropian 2023 që do të mbahet në Rumani dhe
Gjeorgji.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski sot në një atmosferë pozitive dhe të shkëlqyer kanë bërë stërvitjen e parë pas mbërritjes në kryeqytetin e Serbisë.
Një nga lojtarët kryesorë të mbrojtjes së Bregalnicës së Shtipit në sezonin aktual në elitë dhe anëtar i përfaqësueses U21, Jovan Manev ka dhënë opinionin e tij për duelin kundër Serbisë.
“Kemi bërë stërvitje të shkëlqyera në Shkup dhe sot e patëm të parën seancë stërvitore pas mbërritjes në Serbi. Ne qëndrojmë me këmbë në tokë, e dimë që kemi mundësi të luftojmë për një rezultat pozitiv, besojmë në cilësitë tona, përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj të vazhdojmë në atë ritëm. Kemi një grup të madh lojtarësh, të gjithë besojmë te suksesi. Ne kemi mbështetjen e seleksionuesit dhe ekipit të tij profesionist, ata besojnë se mund të arrijmë sukses jo vetëm në ndeshjen me Serbinë, por edhe në ndeshjet kundër Ishujve Faroe, Ukrainës dhe Armenisë. Nuk do të jetë e lehtë të mposhtim Serbinë. por jo e pamundur. Ne e respektojmë kundërshtarin, është një skuadër që ka cilësi dhe potencial të madh, por kanë edhe mangësi. Ne duhet të jemi të qetë, të përqendruar gjatë 90 minutave dhe të përfitojmë nga mundësitë që na vijnë”.
Përfaqësuesja e Shpresave më 24 mars do të luajë kundër Serbisë në Beograd nga ora 17:00, ndërsa më 29 mars në stadiumin “Todor Proeski” nga ora 18:00 presim përfaqësuesen e Ishujve Faroe.