Publikuar më 14 Октомври, 2019 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonsë ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në kuadër të ndeshjes së
nesërme ndaj Kazakistanit të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian
2021.
Me triumfin ndaj Ishujve Faroe 7:1 dhe fitores në Podgoricë kundër Malit të Zi me shifra 2:1, përfaqësuesja e Blagoja Milevskit në dy xhirot e para posedon 6 pikë maksimale.
Reprezentuesit tonë Agron Rufati dhe Milan Ristovski mendojnë se kjo ndeshje kundër Kazakistanit do të jetë më ndryshe nga ato në të kaluarën, duke thënë se kundërshtari ka kualitet, por janë të bindur se me qasje të duhur mund të regjistrojnë fitore të re në grup.
“Kundër Malit të Zi morëm fitore të rëndësishme edhe pse ndeshje nuk ishte e lehtë. Megjithatë edhe përkrah disa gabimeve tona dhe mungesa në lojën tonë për të cilat flasim dhe punojmë me seleksionuesin dhe stafin teknik, arritëm që të fitojmë me rezultatin e dëshiruar. Ndeshja me Kazakistanin do të jetë komplet ndryshe. Kundërshtari posedon kualitet, fizikisht janë të fortë, por mendoj se me qasje të duhur mundemi të arrijmë deri te tre pikët e reja. Nuk kam dyshim se do të bëjmë më të mirë së bashku dhe do të japim gjithçka nga vetja që në fund të gëzohemi", deklaroi Milan Ristovski.
“Kemi lënë mbrapa dy ndeshjet e para në të cilat regjistruam fitore. Gjithmonë është specifike të fitohet ndeshja kundër një kundërshtari për të cilin opinioni mendon se është e lehtë. Kazakistani nuk është një ekip naiv, luajnë shpejtë, taktikisht janë të mirë dhe të përgatitur. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm përderisa e dëshirojmë fitoren. E jona është që ta luajmë atë që na i kërkon seleksionuesi, ndërsa nëse kemi sukses, mendoj që jemi në rrugën e duhur”, deklaroi Agron Rufati.
Ndeshja ndërmjet përfaqësueses U21 të Maqedonisë dhe Kazakistanit do të zhvillohet nesër stadiumin “Petar Milloshevski” në Shkup, duke nisur nga ora 14:30.