Maqedonia U21 vazhdon përgatitjet, Dimitar Todorovski: Duam ta fitojmë turneun

Publikuar më 20 Септември, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të bëjë sot stërvitjen e fundit para nisjes për në Kroaci.

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të marrë pjesë në turneun kontrollues që do të mbahet në Kroaci në periudhën prej 21 deri më 26 shtator.

Në turneun e kontrollues do të marrin pjesë përfaqësuese cilësore si Kroacia, Shqipëria dhe Arabia Saudite.

Atmosfera në përfaqësuesen tonë është në nivel të lartë dhe njëri nga lojtarët kyç në ekip, Dimitar Todorovski pret që Maqedonia të vazhdojë me lojën e mirë dhe me serinë e fitoreve.

"Jemi duke u përgatitur mirë për sfidat e ardhshme që na presin. Mezi presim ndeshjen e parë me Shqipërinë. Ne duam të vazhdojmë ndeshjet e mira. Ne filluam shkëlqyeshëm, me dy fitore ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne duam të vazhdojmë në të njëjtin ritëm, synimi është të arrijmë dy fitore dhe të fitojmë turneun. Nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Jam plotësisht i përgatitur dhe i fokusuar në sfidat e përfaqësueses, dua ta transferoj në fushë formën e mirë që kam. Është gjithmonë nder dhe krenari të vesh fanellën me stemën kombëtare".

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e parë e zhvillon me Shqipërinë më 23 shtator.




   
   
Reprezentacioni A