Publikuar më 09 Ноември, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonia më 16 dhe 19 nëntor në Mal të Zi do të zhvillojë
dy ndeshje kontrolluese, kundër Serbisë në Podgoricë më 16 nëntor dhe Malit të
Zi më 19 nëntor.
Seleksionuesi
i Maqedonisë U21, Dobrinko Ilievski për dy ndeshjet kontrolluese ka ftuar këta
futbollistë:
MAQEDONIA
U21:
Portierë:
Riste Jankov (Rabotniçki), Filip Trajçevski (Struga Trim Lum), Tomas Bozhinovski
(Vitoria-Portagali);
Mbrojtës:
Vane Jovanov (Akademia Pandev), Todor Todorovski (Vardar), Filip Trajanovski
(Oddevold-Suedi), Esmin Liçina
(Skopje), Oliver Stojmenovski (Rabotniçki), Agron Rufati (Istra 1961-Kroaci);
Mesfushorë:
Davor Zdravkovski (AEL Limasol-Qipro), Jani Atanasov (Bursaspor-Turqi), Milosh
Toshevski (Zemun-Serbi), Andrej Todorovski (Fjorsdorfer-Austri), Marko
Ferukovski (Kikers Ofenbah-Gjermani);
Sulmues:
Daniel Milovanoviq (Akademia Pandev), Kristijan Trajçevski (Oliveira
Hospital-Portugali), Milan Ristovski (Krshko-Slloveni), Kristijan Trapanovski
(Viktoria Zhizhkov-Çeki),
Dimitar Mitrovski (Sporting Lisabon-Portugali), Mario Krstovski (Akademia
Pandev), Emil Abaz (Breshot-Belgjikë).
“Dy ndeshjet në Mal të Zi janë takimet e para për ne pas përfundimit të
kualifikimeve dhe mundësi e mirë për të testuar ca futbollistë që janë
interesantë për ne, njëkohësisht të kombinojmë ekipin që do të duhet të bart
barën kryesore në ciklin e ardhshëm kualifikues. Do t’u japim shans gjithë
futbollistëve për të parë nëse posedojnë kualitet për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues,
por sigurisht pa shumë eksperimente”, shprehet seleksionuesi Ilievski.