Publikuar më 24 Март, 2021 në Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Blagoja Milevski ka humbur me
rezultat 2:1 nga Kazakistani në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të
turneut miqësor ndërkombëtar i cili po mbahet në Antalia të Turqisë.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 56-të, Ulshin realizon për epërsi 1:0 dhe gëzim për Kazakistanin. Epërsinë në 2:0 e ngriti Shumabek në minutën e 73-të të ndeshjes. Maqedonia në minutën e 80-të arriti të ngushtoi diferencën, ndërsa golashënues për ekipin tonë përfaqësues ishte Berat Kalkan.
MAQEDONIA: 1. Denkovski David, 4. Mladenovski Mario, 5. Sheji Blerton, 6. Gjurovski Aleksandar, 8 Fazlagiq Enis, 10. Çurlinov Darko, 14. Ilievski Mario, 17. Aleksovski Filip, 20. Grozdanovski Tomçe, 23. Dimoski Bojan, 26. Ramadani Florent.
Në ndeshjen e dytë të turneut kontrollues, përfaqësuesja e Maqedonisë me 27 mars do ti matë forcat me përfaqësuesen e Sllovakisë.