Maqedonia U21 pëson disfatë nga Bosnja Hercegovina

Publikuar më 06 Јуни, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:1 nga Bosnjë-Hercegovina në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Konjiç.

Kundërshtari shkoi në epërsi në minutën e 10-të me anë të Jaganjac. Në minutën e 72-të, Bistric bëri rezultatin 2:0. Në minutën e 90-të, lojtarët e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski e zvogëluan epërsinë e kundërshtarit me anë të Fiton Ademit.

Në këtë muaj, futbollistët tanë të rinj luajtën edhe një duel kontrollues ndaj Polonisë  në të cilën arritën të shënojnë fitore me shifra 2:1.




   
   
Reprezentacioni A