Maqedonia U21 pëson disfatë bindëse nga Sllovenia

Publikuar më 03 Јуни, 2021 Lajme


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka pësuar disfatë bindëse me rezultat 3:0 nga Sllovenia në ndeshjen kontrolluese para fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Europian.

Të përzgjedhurit e seleksionuesi Blagoja Milevski zhvilluan një lojë larg pritshmërive dhe u mundën me meritë nga Sllovenia. Të tri golat kundërshtari arriti ti realizojë në pjesën e parë. Që në minutën e 2-të të ndeshjes, Matko realizoi për epërsi të sllovenëve. Në 2:0 ngriti avantazhin Prelec në minutën e 7-të dhe në fund të pjesës së parë Svetlini shënoi për shifra finale 3:0.

Në vazhdim seleksionuesi jonë bëri disa zëvendësime, por rezultati mbeti i pandryshuar. Maqedonia tentoi që të ngushtoi diferëncën, por pa sukses.

Kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese që përfaqësuesja jonë e zhvillon para fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Europian. 




   
   
Reprezentacioni A