Publikuar më 28 Мај, 2019 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen kontrolluese me Finlandën të cilën e luajmë më 6 qershor të Trnavë të Sllovakisë.
Seleksionuesi i shpresave të Maqedonisë, Bllagoja Milevski përballet me probleme në lidhje me formacionin, pasi për shkak të lëndimeve përgatitjet dhe ndeshjen kontrolluese kundër Finlandës do ta humbin Jani Atanasov (Bursaspor-Turqi), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce-Sllovaki) dhe Xhemal Ibishi (Vardar). Të tre futbollistët sot ishin në kontrolle shtesë, ndërsa ekipi mjekësor i përfaqësueses konfirmoi se nuk do të jenë në gjendje të luajnë në sfidën me finlandezët. Udhëheqësi i shpresave, Milevski në formacion do të kyçë në mënyrë shtesë lojtarë nga përfaqësuesja U19 e Maqedonisë.
Milevski dhe stafi i tij teknik do të vendosin se cilët 20-të futbollistë do të jenë në kombinim për ndeshjen me Finlandën pasi të zhvillohet ndeshja selektive e futbollistëve të grumbulluar më 2 qershor në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup.