Publikuar më 04 Октомври, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka nisur me përgatitjet
për ndeshjet eliminatore të muajit tetor për kualifikim në Kampionatin Europian
2023. Përfaqësuesja jonë me 7 tetor do të luajë kundër Ishujve Faroe në
Klaksvik, ndërsa katër ditë më vonë do të zhvillojmë transferën në Jerevan ndaj
Armenisë.
Seleksionuesi Dragi Kanatllarovski po përballet me disa probleme për shkak të disa futbollistëvë standart që nuk do të mund të luajnë në këto dy ndeshje. Metju Bozhinovski dhe Stefan Çolakovski për shkak protokolleve të Covid-19 nuk kishin mundësi të udhëtojnë nga Australia. Për shkak lëndimeve nuk do të jenë në dispozicion për lojë as Agon Elezi dhe Enis Fazllagiq.
Seleksionuesi Kanatllarovski ka bërë ftesë shtesë për Ivan Nikollovin e Vardarit dhe Dimitar Todorovski nga Rabotniçki. Të dy futbollist janë bashkuar me ekipin përfaqësues.
Gardiani i portës së Maqedonisë dhe një nga më të mirët nga ndeshja e fundit me Serbinë, David Denkovski beson se Maqedonia posedon kualitet dhe do të luftojë për rezultate pozitive në dy ndeshjet e radhës.
“Na presin dy ndeshje të vështira kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë. Do të japim gjithçka nga vetja për të arritur qëllimin dhe ajo është arritja e 6 pikëve nga të dyja ndeshjet. Kundër Francës dhe Serbisë pritëm më shumë, veçanarisht sa i përket rezultateve, por fituam vetëm një pikë. Besoj se tani nuk do ti përsërisim gabimet nga ndeshjet e fundit dhe do të arrijmë dy fitoret e para në këtë cikël eliminatorë. Kemi ekip të shkëlqyeshëm, të gjithë jemi të përgatitur të japim gjithçka nga vetja për fanellën e Maqedonisë”.
Sulmuesi i përfaqësuesen tonë dhe pjesëtar i FC Shkupit, Marko Gjorgjievski beson se përfaqësuesja jonë do ta konfirmojë rolin e favoritit në këto dy transferta.
“Ne jemi favorit në këto dy ndeshje, por ajo nuk do të thotë absulutisht asgjë. E pamë që një përfaqësuese e fortë si Franca nuk arriti të merr fitore kundër Ishujve Faroe. Bëhet fjalë për përfaqësuese që luan futboll të mirë, veçanarisht në fushë të vet. Qëllimi jonë është i qartë dhe ajo është që të arrijmë fitore në të dyja ndeshjet. Kemi disa lojtarë të ri në këtë grumbullim, në aspekt të asaj se kemi disa futbollist kyç të lënduar. Seleksionuesi ka ide të qarta, i prezentoi që në grumbullimin e parë dhe beson në kualitetin e kësaj përfaqësuese. Ne funksionojmë shumë mirë me të, i ndëgjojmë këshillat dhe instruksionet që na jep, kemi grup të vështirë, por hap pas hapi mundemi të besojmë në rezultate pozitive”
Përfaqësuesja e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionues Dragi Kanatllarovski në dy ndeshjet e para të këtij cikli eliminatorë humbi nga favorite Franca me rezultat 3:0 dhe barazoi pa gola kundër Serbisë në fushën tonë.