Maqedonia U21 nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë dhe Bosnjë Hercegovinës

Publikuar më 27 Мај, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot zyrtarisht filloi përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kontrolluese kundër Polonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Duelin e parë kontrollues ndaj Polonisë do ta luajmë më 1 qershor në Radom. Katër ditë më vonë luajmë me Bosnjë-Hercegovinën.

Reprezentuesi standard i Maqedonisë deri në moshën 21 vjeçare, Hamza Ramani ka dhënë mendimin e tij për duelet e ardhshme kontrolluese.

- E nisëm shumë mirë këtë cikël kualifikues, me fitoren ndaj Suedisë, por në ndeshjet e tjera ku konsideroheshim si favorit, nuk arritëm ta justifikonim këtë, luajtëm keq në ato ndeshje, duke humbur kështu mundësi. Shpresojmë për një renditje të lartë në këto kualifikime.

- Duhet të përmirësohemi në disa aspekte në lojë. Duhet të punojmë për organizimin e lojës, si dhe për vetë realizimin. Nëse i përmirësojmë këto pjesë kyçe të lojës sonë, besoj se mund të arrijmë rezultate shumë më të mira dhe të konkurrojmë me çdo përfaqësuese.

- Si profesionistë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të vihemi në dispozicion të seleksionuesit dhe stafit të tij. Edhe pse është fundi i kampionatit, kur bëhet fjalë për ekipin përfaqësues jemi këtu për të dhënë maksimumin. Këto ndeshje kontrolluese do të jenë një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar lojën tonë. Shpresoj se do të arrijmë rezultate pozitive kundër Polonisë dhe Bosnje-Hercegovinës.



   
   
Reprezentacioni A