Publikuar më 13 Ноември, 2023 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë deri 21 vjet
në nëntor e presin dy ndeshje shumë të rënda kundër Gjeorgjisë dhe Austrisë.
Me 16 nëntor forcat do ti masim me Gjeorgjinë në terren vendas në kuadër të xhiros së katërt të eliminatoreve për kualifikim në KE 2025, që do të mbahet në Sllovaki.
Pesë ditë më vonë, do të përballemi me Austrinë në terren mysafir në një ndeshje kontrolluese që do të zhvillohet në Ried.
Përfaqësuesja e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Dragi Kanatllarovski sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës me Gjeorgjinë dhe Austrinë.
Një nga lojtarët tanë kryesor në mesfushë dhe lojtar i skuadrës kryesuese të FC Shkupit, Hamza Ramani, dha opinionin dhe një koment të tij lidhur me ndeshjet që na presin.
“I startuam shkëlqyeshëm këto eliminatore, zhvilluam një ndeshje fantastike kundër një ndër favoritëve të grupit, reprezentacionit të Suedisë. Ndeshje në të cilën arritën të fitojmë dhe të marrim tre pikë në një terren shumë të vështirë. Në xhiron e dytë në terren vendas humbëm nga Holanda, mirëpo luajtëm në nivel, ashtu që na vjen keq për ato raste që nuk arritëm ti shfrytëzojme. Në ndeshjen me Moldavinë nisëm me një vetëbesim të plotë dhe që nga fillimi besonim se do ti fitojmë tre pikët e plota, mirëpo ndodhi e kundërta, bëmë shumë gabime, me të cilat praktikisht ua dhuruam fitoren.”
“Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të nënvlerësojmë ndonjërën prej reprezentacioneve. Këto janë eliminatore dhe nuk ka kundërshtarë të lehtë. Në të gjitha ndeshjet duhet të qasemi me qëndrim dhe të japim gjithçka nga vetja.”
“Ndeshja me Gjeorgjinë në kuadër të eliminatoreve për ne është shumë e rëndësishme. Duhet të jemi maksimalisht të fokusuar dhe të përqëndruar gjatë gjithë 90 minutave, të lëmë zemrën në fushë. Vetëm ashtu mund të shpresojmë në një rezultat pozitiv.”
“Pas rezultatit negative me Moldavinë, shpresoj se do të ju rikthehemi fitoreve dhe lojës që na e jepte atë zbukurim në dy ndeshjet e para. Shpresoj dhe besoj se do të arrijmë të dalim si fitues në ndeshjen me Gjeorgjinë.”
“Mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer në përfaqësuesen tonë. Besoj se vetëm rezultatet pozitive mund ta ngrisin edhe më shumë motivin dhe ta rifreskojnë edhe më shumë atmosferën në skuadër, që është në nivel shumë të lartë.”