Maqedonia U21 mundet nga Spanja U21

Publikuar më 14 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë është mundur me rezultat 3:0 në transfertën me Spanjën në duelin e xhiros së katërt eliminatore të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2021. Shpresat e vendit kështu pësojnë humbjen e parë, pas dy fitoreve dhe një barazimi. 

Rezultatin vendasit e hapën në minutën e shtatë me anë të Garsias, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Serafimov reagon keq dhe shënon në rrjetë të gabuar për rezultat 2:0. Kur pritej fundi i ndeshjes në skenë shfaqet Pedrosa që realizon me vole në minutën e 87-të për rezultat final 3:0. 

Ndeshjen e rradhës Maqedonia e zhvillon më 19 nëntorë në transfertën me Ishujt Faroe. 

MAQEDONIA U21: Jankov, Todorovski (83’ Jovanov), Serafimov, Rufati, Antovski, Ackovski (72’ Abaz), Zdravkovski (46’ Grozdanovski), Atanasov (46’ Fazllagiq), Mitrovski, Ristovski (72’ Gjorgjievski), Çurlinov.

Seleksionues: Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A