Maqedonia U21 mundet nga Gjeorgjia

Publikuar më 16 Октомври, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë e përfundoi me disfatë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian, i cili në vitin 2025 do të mbahet në Sllovaki.

Në xhiron e fundit të grupit C, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski u mposhtën nga Gjeorgjia me rezultat minimal 2:1. Në Kutaisi, futbollistët tanë kishin epërsi 1:0, por Gjeorgjia bëri një përmbysje të plotë dhe në fund mori fitoren për vendin e dytë në grup.

Isaki shënoi një gol të bukur në minutën e 53-të për avantazhin e Maqedonisë. Gordesiani shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin. Lominaze realizoi gol në minutën e 71-të për një përmbysje të plotë dhe fitore të Gjeorgjisë.

Maqedonia U21 në grupin C të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian përfundoi në vendin e 4-të me 12 pikë.

Maqedonia: Alçevski, Despotovski, Isaki, Zllatkov, Hamziq, Ramadani, Ramani, Feta, Nikollov, Krstevski, Ademi;

Seleksionues: Dragi Kanatlarovski;




   
   
Reprezentacioni A