Publikuar më 02 Септември, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë me disfatë nga Franca në Le Man i ka nisur eliminatoret për
Kampionatin Europian 2023. Favoriti kryesor i grupit tonë kualifikues triumfoi
me shifrat 3:0.
Mbuku në minutën e 25-të, Kamavinga në të 50-të dhe Kalulu në të 89-tën ishin golashënuesit për Francën.
Përfaqësuesja e Francës dominoi në të gjithë takimin dhe fitorja e kundërshtarit nuk u diskutua në asnjë moment.
Francëzët golin e epërsisë e shënuan në një situatë të dyshimt, kur pas gjuajtjes së Mbukut, topi goditi tranversën, por nuk e kaloi plotësisht vijën fatale, po arbitrat e regjistruan si gol.
Portieri jonë Denkovski kishte disa intervenime të shkëlqyera në pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, ylli i ri i futbollit europian, Kamavinga, me gjuajtje nga distanca, avansoi Francën në 2:0, ndërsa para fundit të ndeshjes, vendasit përmes Kalulu shënuan edhe golin e tretë për rezultat final 3:0.
FRANCA: Meslie, Kalulu, Saliba, Badiashil, Bard (Trufe 80’)m Kakuere, Kamavinga, (Turam 77’), Diop, Mbulu (Fe Le 68’), Ço (Kalimuendo 68’), Guri (Mara 77’).
MAQEDONI: Denkovski, Jankulov, Gjurkovski, Bozhinovski, Antovski (Sheji 74’), Elezi, Fazllagiq (Adem 84’), Grozdanovski (Skenderi 68’), Ilievski (Maksimov 46’), Çolakovski, Vosha (Ferai 68’), Seleksionues: Dragi Kanatlarovski.
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë me 7 shtator në stadiumin “Biljanini Izvori) në Ohër kundër Serbisë do ta luajë ndeshjen e dytë eliminatore për Kampionatin Europian 2023.