Maqedonia U21 mundet minimalisht nga Suedia

Publikuar më 26 Март, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:0 nga Suedia në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Europian që do të mbahet në Sllovaki në vitin 2025.


Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski pothuajse të gjithë pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak. Mbrojtësi i djathtë Mihail Dimitrievski mori karton të kuq direkt në minutën e 47-të, pasi kishte një ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit. 

Kundërshtari arriti të thyente rezistencën tonë dhe shënoi golin e parë në minutën e 67-të, me autor Rosengard. 


Wihelmsson në momentet e fundit të takimit finalizoi shifrat në 2:0.


Maqedonia luajti një lojë të mirë edhe me një lojtar më pak, sidomos në pjesën e mbrojtjes, por nuk mund të bënte asgjë më shumë.


Dy rastet më të mira në këtë takim për të shënuar gol i patën Mario Ilievski dhe Hamza Ramani.


Me këtë fitore suedezët janë rikthyer në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian.


Maqedonia deri më tani ka shënuar dy fitore dhe katër humbje në këto eliminatore. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A