Publikuar më 23 Март, 2023 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka humbur nga Letonia në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Belek të Turqisë.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Dragi Kanatllarovski u mposhtën bindshëm me rezultat 3:0.
Në takimin e sotëm dy herë shënoi Christopher Rekis dhe një gol tjetër e shënoi Artjoms Puzirevskis.
Në pjesën e parë, futbollistët tanë të rinj kishin posedimin e topit, sulmuan, por nuk patën ide ndaj mbrojtjes së mirëvendosur të Letonisë. Kundërshtari u mbrojt mirë gjatë gjithë 90 minutave dhe ia doli të shfrytëzonte në maksimum gabimet tona në mbrojtje.
Mundësinë më të mirë për Maqedoninë e pati Luka Stankovski në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë pas golit të Letonisë rast të mirë kishte Berat Kalkan.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Puzirevskis përfitoi nga pakujdesia jonë në mbrojtje dhe arriti të hapë rezultatin. Rekis shënoi në minutën e 69-të për 2:0. I njëjti lojtar shënoi edhe për rezultatin final 3:0 në minutën e 83-të.
Maqedonia: Ivan Nikoloski, Mihail Dimitrievski, Andrej Stojçevski, Imran Fetai, Viktor Krstevski, Martin Talakov, Ivan Nikolov, Hamza Ramani, Berat Kalkan, Luka Stankovski, Mario Ilievski;
Seleksionues: Dragi Kanatlarovski;