Publikuar më 12 Октомври, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë mundet 5:1 nga Rusia në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Evropian për të rinjë.
Rusët dominuan takimin dhe fituan bindshëm me tre gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ahmetov në minutën e 14-të shënoi për epërsi të vendasve, ndërsa katër minuta më vonë Çalov realizoi për 2:0. Maqedonia arriti të gjejë golin e nderit në minutën e 74-t me anë të Mario Krstovskit, mirëpo deri në fund vendasit gjetën edhe një gol me anë të Malkases për rezultat final 5:1.
Maqedoni U21 më 16 tetor në Shkup përballet me Gjibraltarin.
MAQEDONIA U21: Jankov, Jovanov, Trajanovski, Rufati, Manevski, Jevtoski, Gjorgjev, Atanasov, Zdravkovski, Mitrovski, Krstovski.
Luajtën edhe: Totre, Stoimenovski dhe Trajçeski.