Maqedonia U21 mund 6:1 Gjibraltarin

Publikuar më 16 Октомври, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë shënoi fitore bindëse 6:1 përballë Gjibraltarit në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për të rrinjë që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Itali. Shpresat e vendit këtë cikël e mbyllën me dy fitore dhe një barazim nga dhjetë ndeshje të zhvilluara.

Pas disa rezultateve negative, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dobrinko Ilievski kësaj rradhe arsyetuan rolin e favoritit dhe morrën fitoren bindëse, me Mitrovskin që shënoi hat trik. Shpresat e vendit nisën bindshëm dhe avansuan pas 10-të minuta lojë me anë të Agron Rufatit. Dominimi solli golin e dytë në minutën e 34-t kur Dimitar Mitrovski shënoi për 2:0 në pjesën e parë. 

Në fillim të pjesës së dytë Davor Zdravkovski  nga gjuajtja e lirë çoi shifrat në 3:0, ndërsa e vetmja që mundën të bëjnë miqtë ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 62-të nga Klinton pas gabimit të madh të mbrojtjes dhe portierit të Maqedonisë. Përgjigja erdhi dy minuta më vonë kur Nikolla Gjorgjiev sjell gol të bukur për 4:1, ndërsa në minutën e 71-të Dimitar Mitrovski realizon për 5:1. Futbollisti i Sporting Lisabonës kompletoi hat trikun në minutën e 73-të kur vendosi rezultatin përfundimtarë Maqedonia 6, Gjibraltari 1.

MAQEDONIA U21: Jankov, Jovanov, Trajanovski, Rufati, Zdravkovski, Trapanovski, Krstovski (Ristovski 70'), Todorovski, Kostadinov, Mitrovski, Gjorgjiev (Totre 67').

Seleksionues: Dobrinko Ilievski



   
   
Reprezentacioni A