Maqedonia U21: Milevski publikon listën e futbollistëve për turneun në Turqi

Publikuar më 14 Март, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë këtë muaj prej 18 deri më 27 mars në Turqi do të jetë pjesë e turneut të fortë ‘Antalia Kup’ në të cilin krahas shpresave të vendit tonë do të marrin pjesë edhe Ukraina U21 (22 mars), Letonia U21 (24 mars), Estonia U21 (26 mars) dhe Kazakistani U21. Vlen të ceket se shpresat e Maqedonisë nuk do të përballen me Kazakistanin për shkak se dy përfaqësueset janë në të njejtin grup në eliminatoret për KE 2021.

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski për ndeshjet e turneut ‘Antalia Kup’ do të grumbullojë këta futbollistë:

Portierë: Tomas Bozhinovski (Fierense, Portugali), Riste Jankov (Rabotniçki), Daniel Kotevski (Pobeda);

Mbrojtës: Nehar Sadiki (Renova), Agron Rufati (Istra 1961, Kroaci), Esim Liçina (Skopje), Filip Trajanovski (Akademia Pandev), Filip Antovski (Dinamo Zagreb, Kroaci), Mihail Manevski (Akademia Pandev), Todor Todorovski (Osiek, Kroaci), Vane Jovanov (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Davor Zdravkovski (AEL Limasol, Qipro), Jani Atanasov (Bursasport, Turqi), Dimitar Mitreovski (Sporting Lisabon, Portugali), Kristijan Ackovski (Rabotniçki), Milosh Toshevski (Zemun, Serbi), Marko Ferukoski (Ofenbah, Gjermani), Besart Shaboviq (Djurgarden, Suedi);

Sulmues: Bejhan Ametov (Borusia Dortmund, Gjermani), Milan Ristovski (Rieka, Kroaci), Mario Krstovski (Akademia Pandev), Daniel Milovanoviç (Akademia Pandev), Kristijan Trapanovski (Slavija Praga, Çeki), Emil Abaz (Breshot, Belgjikë), Erdon Daci (Konjasport, Turqi);

Pas një viti jo të plotë, Bllagoja Milevski sërish do të drejtojë përfaqësuesen U21 të Maqedonisë. Nën drejtimin e tij shpresat e vendit arritën rezultatin historik dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian për të rinjë që në vitin 2017 u mbajt në Poloni.

Ajo gjeneratë e futbollistëve të vendit ishte përfaqësuesja e parë në historinë e futbollit të Maqedonisë që ka siguruar kualifikim në mesin e 12-të përfaqësueseve më të mira të Evropës, ndërsa bënë seri prej 12 ndeshjeve pa humbje. Pjesë e madhe e futbollistëve tashmë janë pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë (Enis Bardhi, Deni Iliev, Damjan Shishkovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Darko Velkovski, Elif Elmaz, Gjoko Zajkov, Boban Nikollov, Kire Markovski). Ata asokohe ndjenë shijen e hidhur të humbjes 3:0 nga Islanda në start të ciklit eliminator për Euro 2017, ndërsa sollën reagim perfekt me seri fantastike për të zënë vendin e parë në grup para Francës, Islandës, Ukrainës, Skocisë dhe Irlandës Veriore.

Ai rezultat, duke llogaritur pritjen e gjatë të Maqedonisë për pjesëmarrje në një garë madhore, u shënua si historik dhe solli besim se futbolli i Maqedonisë sërish do të ketë mundësi të luajë rol të rëndësishëm jo vetëm në eliminatore, por edhe në turnetë përfundimtarë.

“Gëzohem për sfidat e reja dhe mundësinë sërish të bashkëpunojmë. Jam i vetëdishëm për situatën që kemi para neve, mirëpo nuk frikësohemi, besojmë te përfaqësuesja, te djemtë dhe do të jemi të gatshëm për sfidat që na presin. Me shumë gjasa kjo do të jetë detyra më e vështira në karrierën time, mirëpo jam këtu, ftesa nga ekipi përfaqësues nuk refuzohet. Kemi cilësi, e dij se mund t’ia dalim dhe nuk do të kisha pranuar këtë detyrë nëse nuk do të besoja te djemtë dhe puna ime. Shpresoj të bëjmë rezultate pozitive”, pati deklaruar Bllagoja Milevski, pas emërimit seleksionues i përfaqësueses U21 të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A