Maqedonia U21 merr fitoren bindëse ndaj Bullgarisë

Publikuar më 29 Март, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka marrë fitore bindëse 5:1 kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit të turneut ndërkombëtarë “Antalia Kup 2021”.

Futbollistët tanë zhvilluan një ndeshje të mirë, dominuam në të gjitha aspektet e lojës dhe morëm fitore me plotë meritë. Në 45 minutat e para, Maqedonia realizoi dy gola. Mario Ilievski në 15 minutat e para e hapi rezultatin. Për 2:0 rriti epërsinë Grozdanovski në minutën e 30-të.

Në vijim të përzgjedhurit e seleksionuesit Blagoja Milevski shënuan edhe tre gola. Fillimisht kundërshtari ngushtoi diferencën në 2:1. Në periudhën nga minuta e 65-të dhe në të 75-tën, Maksimov shënoi dy gola. Fitoren bindëse 5:1 e vulosi Kalkan në minutën e 80-të të ndeshjes.

“Luajtëm tri ndeshje të mira dhe të vështira, ngadalë por sigurtë po hyjmë në formën e dëshiruar. Nga ndeshja në ndeshje luajtëm më mirë, që rezultoi në fund për fitore bindëse ndaj Bullgarisë. Në ndeshjen kundër Kazakistanit kishim disa gabime, por ato i përmirësuam në ndeshjet e radhës. Personalisht jam i kënaqur nga ajo që tregova në këto ndeshje, gjithmonë është nder të luash me fanellën e shtetit tënd. Këtu janë bashkëlojtarët e mi që më ndihmojnë shumë, pasi futbolli është lojë kolektive dhe për sukses nuk është i mjaftueshëm vetëm një futbollist. Kemi atmosferë të mirë në përfaqësuese, marrëdhëniet me seleksionuesin i kemi në nivel, gjithmonë duhet të ndëgjohet dhe respektohet fjala e tij. Kjo përfaqësuese posedon kualitet dhe shpresoj që të gjithë së bashku në të ardhmen do të gëzohemi në shumë fitore”, ka thënë kapiteni i Maqedonisë U21, Darko Çurlinov.

MAQEDONIA U21: 1. David Denkovski, 3. Filip Antovski, 4. Mario Mladenovski, 6. Aleksandar Gjurovski, 7. Agon Elezi, 8. Enis Fazllagiq, 10. Darko Çurlinov, 14. Mario Ilievski, 17. Filip Aleksovski, 20. Tomçe Grozdanovski, 25. Arbi Vosha;

Turneu ndërkombëtarë në Antalia, përfaqësuesja jonë i mbylli me një fitore, një barazim dhe një disfatë. Në xhiron e parë u mundëm nga Kazakistani me rezultat 2:1, barazuam 2:2 me Sllovakinë, ndërsa fitore bindëse 5:1 morën ndaj Bullgarisë. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A