Maqedonia U21 merr fitore 2:1 ndaj Moldavisë

Publikuar më 11 Октомври, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 shënoi fitore 2:1 kundër përfaqësueses së Moldavisë në kuadër të ndeshjes së parafundit të ciklit kualifikues për plasman në Kampionatin Europian që do të mbahet në Sllovaki gjatë vitit 2025. 

Përfaqësuesja e jonë regjistroi fitoren e katërt në këto eliminatore. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski e arsyetuan rolin e favoritit dhe me meritë shënuan fitore ndaj përfaqësueses së Moldavisë. 

Goli i parë në duelin e sotëm ishte vepër e Behar Feta në minutën e 11-të. Bekim Kamberi në minutën e 90-të ngriti epërsinë e Maqedonisë. Kundërshtari në sulmin e rradhës arriti të shënojë për të ngushtuar epërsinë tonë. 

Në ndeshjen e fundit kualifikuese, përfaqësuesja jonë e të rinjëve do të luajë kundër Gjeorgjisë, në terren mysafir me datë 15 tetor. 

Eliminatore për kualifikim në KE: 

Reprezentacione deri 21-vjeç: 

Maqedonia – Moldavia  2:1 (1:0)

Maqedonia: Alçevski, Feta, Xhekov, Despotovski, Fetai, Ramadani, Ramani, Todorovski, Krstevski, Trpçevski, Ademi;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;




   
   
Reprezentacioni A