Maqedonia U21 me lojë të shkëlqyeshme dhe fitore bindese ndaj Kazakistanit

Publikuar më 08 Октомври, 2020 Lajme, Deri më 21 vjet


Lojë e mrekullueshme e përfaqësueses U21 të Maqedonisë në transfertën kundër Kazakistanit dhe fitore bindëse me rezultat 4:1 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian.

Maqedonia dominoi në të gjithë ndeshje dhe përveç pesë minutave në të pjesës së dytë kur vendasit arritën gol për 1:3 dhe humbën një penallti, e gjithë pjesa tjetër ishte nën dominimin tonë. Lojë e shkëlqyer e Darko Çurlinovit që realizoi dy gola dhe asistoi për golin e tretë.

Ekipi jonë luajti përfekt dhe me pikë tashmë jemi në garë për kualifikimin në Kampionatin Europian. Me 13 pikë jemi në pozitën e dytë në tabelës, pas Spanjës.

Në pjesën e parë kontrolluam mirë lojë dhe nuk lejuam që kundërshtarin në asnjë moment të na rrezikoj. Darko Çurlinov nisi një solo aksion, parakaloi dy futbollist dhe me një goditje nga 20 metra gjeti rrjetën e Kazakistanit. Vetëm një minutë ma vonë, Dimitar Mitrovski përfitoi një penallti për Maqedoninë. Jani Atanasov nga pika e bardhë nuk shënoi, por devijimin e topit e çoi në rrjetën e vendasve për 0:2.

Vetëm sa filloi pjesa e dytë, kishim epërsi në 3:0 me golin e dytë e Darko Çurlinovit.

Omirtaev në minutën e 52-të ngushtoi diferencën në 3:1, ndërsa vetëm tri minuta më vonë Rufati faul në zonën e rreptësisë, me çka u dha një penallti për vendasit dhe Shushaneçev nuk realizoi. Riste Jankov mbrojti penalltinë e Kazakistanit.

Në minutën e 67-të ishte aksioni më i mirë i këtij takimi. Çurlinov fitoi një top, hyri në zonën e rreptësisë dhe në mënyrë fantastike asistoi për Dimitar Mitrovski, i cili me një goditje çoi rezultatin në 4:1.

Maqedonia U21: Jankov, Todorovski, Liçina, Rufati, Antovski (Ackovski 73’), Atanasov, Zdravkovski, Daci, (Miovski 62’), Çurlinov (Fazliu 83’), Gjorgjievski (Toshevski 62’), Mitrovski (Grozdanovski 75’). 




   
   
Reprezentacioni A