Publikuar më 07 Септември, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Maqedonia U21 ishte pranë për të shënuar rezultat pozitiv përballë favoritit Serbisë në terren mysafirë, mirëpo në fund megjithatë tre pikët shkuan për vendasit.
Shpresat e vendit kishin barazim 1:1 deri në minutën e 80-të kur Lazar Ranxhelloviq shënoi gol për fitore 2:1 të përfaqësueses serbe.
Vendasit në minutën e 28-të fituan penalti të dyshimtë nga arbitri kryesor, kur Amanoviq pa nevojë tërhoqi Jovanoviqin në zonën e rrezikut në momentet kur vendasit ekzekutonin rivënie këndore, ndërsa arbitri tregoi në pikën e bardhë. Ivan Shaponjiq shënoi ishte i saktë nga penaltia për epërsi 1:0 të vendasve.
Tre minuta më vonë Jani Atanasov u gjet në mundësi të mirë, por godet mbi portë. Para mbylljes së pjesës së parë Shaponjiq kishte shans të shkëlqyeshëm mirëpo Stevkovski ndali goditjen e tij nga pesë metra.
Në minutën e 53-të, Milan Ristovski hyri në mundësi të shkëlqyeshme por nuk gjeti kuadrantin. Dhjetë minuta më vonë më në fund kapituloi portieri serb. Manevski morri top të mirë në krahun e majtë, kthen para portës në distancë prej 11-të metrave ku Tihomir Kostadinov i cili shënoi për barazim 1:1.
Serbia morri fitoren 2:1 me golin e Lazar Ranxhelloviqit në minutën e 80-të, kur rastësisht preku topin pas një goditje dënimi.
Serbia U21 deri në fund ruajti epërsinë dhe morri tre pikë me të cilat i'u afruan Kampionatit Europian për të rinjë.
MAQEDONIA U21: Stevkovski, Jovanov, Trajanovski, Amanoviq, Manevski, Atanasov (Çurlinov 74'), Kostadinov, Zdravkovski, Gjorgjev, Ristovski (Krstovski 86'), Petkovski (Fazllagiq 61');
Seleksionues: Dobrinko Ilievski