Maqedonia U21 kundër Austrisë pa seleksionuesin Milevski

Publikuar më 27 Март, 2018 Lajme


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sonte në Austri nga ora 18:00 zhvillon ndeshjen e gjashtë të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2019 në Itali.

Shpresat e vendit nuk u shpërblyen me rezultat pozitiv pas ndeshjes së shkëlyqeshme kundër Rusisë, kur mungoi fati dhe humbën 3:4, mirëpo gjithsesi se paraqitja e treguar sjell motiv të fortë për tjetër ndeshje cilësore kundër Austrisë.

Maqedonia U21 në këtë ndeshje do të jetë pa seleksionuesin, Bllagoja Milevski i cili është pezulluar me një ndeshje pas reagimeve ndaj vendimeve të arbitrave në takimin me Rusinë, kur nuk i’u lejua në çastet e fundit të bëjë zëvendësim në skuadër edhe pse kishte dy ndërprerje kur mund të kryehej zëvendësimi.

“Përfaqësuesja për mua gjithmonë do të jetë mbi të gjitha. Deri kur do të jem në këtë pozitë gjithmonë do të mbroj intereset e përfaqësueses tonë dhe nuk do të lejoj dikush të luajë me imazhin e ekipit dhe federatës të cilën përfaqësoj. Për më shumë për vendimet e dikuj që shkel mundin e futbollistëve dhe bëjnë të ndjehemi se jemi me vlerë më të vogël në raport me kundërshtarin. Rregullat janë të qarta, kemi të drejtë zëvendësimi në kohën shtesë, mirëpo nuk na lejuan edhe pse kishte dy mundësi për të bërë këtë. Përfaqësuesen sonte do ta udhëheqin Robert Stojanovski dhe Zvonko Zllatanovski. Shpresoj të jemi njejtë të motivuar dhe luftarak si kundër Rusisë. Nëse luajmë në atë mënyrë, nuk ka arsye për brengosje, pa marrë parasysh si do të jetë epilogu. Për ne futbolli duhet të jetë në vend të parë dhe ashtu duhet të sillemi”, deklaroi Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A