Maqedonia U21 humbi pa fat nga Rusia

Publikuar më 23 Март, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ishte në prag të barazimit përballë Rusisë, mirëpo pranoi gol në kohën shtesë për disfatë të pafatë 3:4.

Maqedonia U21 nuk arriti të ndërpresë serinë prej tre disfatave të njëpasnjëshme në eliminatoret për Kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë i cili në vitin 2019 do të zhvillohet në Itali. Në një ndeshje të luajtur në kushte të vështira shkaku i të reshurave të vazhdueshme të borës, shpresat e vendit gjetën forcë për tu rikthyer nga 0:2 në 2:2 dhe më vonë edhe nga 2:3 në 3:3, mirëpo edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për të marrë të paktën rezultat të barabartë përballë rusve të rinjë. Dy përfaqësueset humbën nga dy mundësi të mira, ndërsa ndryshimi erdhi në minutën e 25-të kur Oblajkov ekzekutoi bukur gjuajtjen e lirë, duke realizuar për 0:1. Punët shkuan më keq në minutën e 38-të kur Melhazde priti bukur një harkim dhe me kokë shënoi për 0:2. Pak para pushimit Maqedonia U21 gjeti golin për 1:2, kur Amanoviq ishte i saktë nga penaltia, pasi paraprakisht me faul në zonë u ndal Popzllatanov në duel me portierin kundërshtar.  

Shpresat e vendit në fillim të pjesës së dytë u hodhën në kërkim të barazimit, i cili do të vinte në minutën e 64-t me anë të Petkovskit pas asistit të bukur të Popzllatanovit. Gëzimi i Maqedonisë nuk zgjati shumë, pasi që pesë minuta më vonë Oblijakov shënoi për epërsi të re të rusve, tani 2:3. Mirëpo djemtë e seleksionuesit Milevski nuk u dorëzuan dhe në minutën e 85-të fituan penalti tjetër kur sërish ndalet me faul në zonë Popzllatanov. Goditjen e Amanoviqit nga penaltia e ndali portieri mysafir, mirëpo topi dëbohet sërish te mbrojtësi i Maqedonisë, që realizon me qetësi për barazim 3:3. Këtu u duk se shpresat e vendit siguruan barazim, mirëpo në kohën shtesë prej katër minutave kishte shumë nervoze, kur fillimisht Amanoviq duhej të largohet nga loja me karton të kuq pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa në çastet e fundit Bakaev me goditje precize nga distanca shënoi për rezultat final 3:4 dhe tre pikë të mëdha të Rusisë.

Maqedonia U21 ndeshjen e rradhës në kuadër të kualifikimeve për KE 2019 do ta luajë të martën në terren mysafir me Austrinë. 



   
   
Reprezentacioni A