Maqedonia U21 fiton transfertën ndaj Gjibraltarit

Publikuar më 09 Септември, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet Futsall


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të shtatorit për Kampionatin Evropian 2025 arriti të merr fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjibraltarit.


Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski arritën fitoren e tretë në kuadër të grupit C të këtyre eliminatoreve.


Vane Krstevski në minutën e 24-të e sjell Maqedoninë në avantazh, pas një loje të shkëlqyer të Ademit.


Ndërkohë, Fiton Ademi finalizon shifrat 2:0 në minutën e 42-të.


Edhe në ndeshjen e parë mes këtyre dy përfaqësueseve në Shkup, në arenën “Todor Proeski”, Maqedonia arriti të shënojë fitore minimale 1:0.


Maqedonia: Alçevski, Despotovski, Ramadani (78. Angelov), Stojçevski, Xhekov, Nikolov (90. Meliqi), Feta (66. Çilafi), Krstevski, Isaki (45. Gjorgjievski), Trpçevski (90. Ramani), Ademi;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A