Publikuar më 23 Септември, 2022 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka shënuar fitore 3:1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të turneut kontrollues që po mbahet në Mura të Kroacisë.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski bënë një lojë të shkëlqyer sidomos në pjesën e dytë. Mario Ilievski zhvilloi një ndeshje fantastike dhe ishte autori i dy golave për përfaqësuesen tonë.
Në minutën e 10-të me golin e Berat Kalkanit, Maqedonia kaloi në epërsi me 1:0. Kundërshtari arriti të rikthehej në lojë dhe në minutën e 31 të takimit me anë të Shpendit arriti të barazojë rezultatin. Rastin më të mirë në pjesën e parë e patën futbollistët tanë të rinj me anë të Mario Ilievskit.
Në vazhdim Mario Ilievski shënoi gol në minutën e 47-të, pasi mori një asist nga Luka Stankovski. I njëjti lojtar në minutën e 55-të e fiksoi shifrat finale 3:1 me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Luan Abazi humbi një rast të mirë për të rritur avantazhin e Maqedonisë.
Më 26 shtator, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të luajë ndeshjen e dytë të turneut kundër Arabisë Saudite.
Maqedonia: Marko Alçevski, Antoniot Jankulovski, Kristian Tasevski, Andrej Stojçevski, Martin Veliçkoviq Radulovic, Aleks Zlatkov, Dimitar Todoorvski, Berat Kalkan, Arda Okan Kulturan, Luka Stankovski, Mario Ilievski;
Në pankinë: Ivan Nikolloski, Hamza Rahmani, Agan Mjaki, Reshat Ramadani, Viktor Krstevski, Ivan Nikollov, Vane Krstevski, Metodi Maksimov, Luan Abazi, Leonid Ignatov, Aleksandar Angelkoski, Behar Feta;
Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;