Maqedonia U21 fiton ndaj favoritit Polonisë

Publikuar më 01 Јуни, 2024 Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka arritur fitore me rezultat 2:1 ndaj Polonisë.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski edhe një herë dëshmuan se mund të përballen me ekipe të forta si kundërshtari i sotëm.

Mario Ilievski në minutën e 44-të e kaloi Maqedoninë në avantazh për 1:0. Në fillim të pjesës së dytë, Luka Stankovski në minutën e 47-të realizoi për avantazh 2:0. Polonia ngushtoi epërsinë e Maqedonisë me Boris në minutën e 84-të dhe finalizoi rezultatin përfundimtar 2:1.

Më 5 qershor, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të luajë një tjetër ndeshje kontrolluese kundër Bosnjë-Hercegovinës.



   
   
Reprezentacioni A