Publikuar më 11 Јуни, 2022 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë sot në stadiumin në “Gjorçe Petrov” zhvilloi ndeshjen e parë
nga dy ndeshjet e parapara kontrolluese ndaj përfaqësueses së Bosnjës dhe
Hercegovinës.
Futbollistët e rinj në një ndeshje të madhe morën fitore minimale 1:0. Golin e vetëm e shënoi Luan Abazi në minutën e 47-të të takimit.
Maqedonia e nisi ndeshjen furishëm dhe në 20 minutat e para të ndeshjes humbi disa raste të shkëlqyera. Mesfushori Luka Stankovski ishte i pari që kërcënoi portën kundërshtare. Pasuan shanset e Kristijan Tasevskit, Mario Ilievskit dhe Luan Abazit. Bosnja dhe Hercegovina priste shansin e saj nga një kundërsulm. Maqedonia dominoi në pjesën e parë, por nuk pati fat për të shënuar.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski e nisën në të njëjtin ritëm pjesën e dytë, me lojë dominuese dhe futboll sulmues. Me meritë, lojtarët tanë të rinj kaluan në epërsi për 1:0 në fillim të pjesës së dytë. Pas goditjes nga këndi nga e majta, Luan Abazi bëri të pamundurën në zonën e rreptësisë së kundërshtarit dhe shënoi për epërsi të Maqedonisë. Kundërshtari nuk arriti t'i përgjigjej lojës dhe pozicionit tonë të mire dhe në fund ndeshja u mbyll në favor të Maqedonisë.