Maqedonia U21 fiton Gjibraltarin në eliminatoret e Europianit

Publikuar më 21 Март, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja e Maqedonisë deri 21 vjeç arriti fitore minimale ndaj përfaqësueses së Gjibraltarit në ndeshjen e vlefshme eliminatore për kualifikim në Kampionatin Europian, që në vitin 2025 do të mbahet në Sllovaki.

Futbollistët e rinj regjistruan fitoren e dytë në këto eliminatore. Në xhiron e parë të këtij cikli kualifikues, shënuam fitore ndaj Suedisë, në terren mysafir me rezultatin 1:0. 

Maqedonia dominoi, kishte inciativë dhe posedim të topit, kundërshtari në përgjithësi ishte pozicionuar në gjysmëfushën e vetë, duke mbrojtur portën e tyre. 

Në pjesën e parë lëshuam disa raste të shkëlqyeshme përmes Stankovskit, Maksimov dhe Todorovskit. 

Në vazhdim, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragan Kanatllarovski arritën të thyejnë rezistencën e kundërshtarit. Në minutën e 52-të, Abazi shënon për epërsinë e Maqedonisë prej 1:0. 

Në fund fitore më se e merituar e Maqedonisë. 


Ndeshje kualifikuese, Shkup; 

Arena "Todor Proeski"; 

Grupi "C"

U21, Maqedonia - Gjibraltari 1:0 (0:0)

Autor i golit: Luan Abazi 52';


Maqedonia U21: Marko Alçevski, Andrej Stojçevski (Cap.), Reshat Ramadani, Stefan Despotovski, Luka Stankovski, Metodi Maksimov, Imran Fetai, Luan Abazi, Vane Krstevski, Aleks Zlatkov, Dimitar Todorovski; 

Bankina rezervë: Iva Nikolloski, Mihail Dimitrievski, Berat Kalkan, Ivan Nikolov, Xhemil Jahiji, Matej Angellov, Ardijan Çilafi, Hamza Ramani, Erkan Semovski; 

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski; 

Ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikueseve të muajit mars do ta zhvillojmë me 26 mars kundër Suedisë. 

Ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare "Todor Proeski" me fillim në ora 14:00. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A