Publikuar më 25 Март, 2023 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në një ndeshje emocionuese, arriti të fitojë ndaj Finlandës pas ekzekutimit më të mirë të penalltive, në hapjen e turneut ndërkombëtar të “Antalya Cup 2023”. Në 90 minutat e rregullta nuk kishte fitues dhe ndeshja u mbyll me rezultatin1:1.
Në pjesën e parë pamë një lojë shumë të vështirë, me shumë luftë, sakrifica dhe vrapim nga të dyja palët. Lojtari më i rrezikshëm në ekipin tonë ishte anësori Berat Kalkan, i cili pati disa depërtime të shkëlqyera në krahun e majtë. Lojtari ynë e kurorëzoi lojën e mirë me një goditje dënimi për të kaluar Maqedoninë në epërsi.
Në fillim të 45 minutave të dyta, Finlanda arriti të barazojë rezultatin. Golin e shënoi Skita. Deri në fund të ndeshjes patëm disa raste të tjera të mira, por nuk arritëm të kthenim në gol. Mundësinë më të mirë për Maqedoninë e kishte Hamza Ramani, por gjuajtja e tij e fortë përfundoi jashtë portës.
Pas gjuajtjes së penalltive, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatlarovski arritën të sigurojnë triumf, ndërsa nga penalltia të sigurtë ishin Maleski, Krstevski, Nikolov, Feta dhe Fetai. Në portën tonë fantastik ishte Marko Alçevski, i cili arriti të pret dy penallti.
Në ndeshjen e dytë të programit të sotëm luajnë përfaqësueset e Sllovakisë dhe Bullgarisë.
Maqedonia: Marko Alçevski, Mario Riçkov, Andrej Stojçevski, Imran Fetai, Stefan Despotovski, Berat Kalkan, Hamza Ramani, Reshat Ramadani, Vane Krstevski, Luka Stankovski, Mario Ilievski;
Rezervat: Mihail Dimitrievski, Dimitar Todorovski, Martin Talakov, Ivan Nikoloski, Matej Angelov, Viktor Krstevski, Ivan Nikolov, Behar Feta, Leonid Ignatov, Vasko Vasilev, Hristian Maleski;
Seleksionues: Dragi Kanatlarovski;
Metodi Maksimov nuk ka mundur të vihet në dispozicion të trajnerit Dragi Kanatlarovski për shkak të një lëndimi.