Maqedonia U21 fiton edhe ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj Bosnjës

Publikuar më 12 Јуни, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup ka luajtur duelin e dytë kontrollues ndaj përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski zhvilluan një ndeshje të mirë dhe arritën të fitojnë me rezultatin 2:1. Autor i dy golave ishte Arda Okan Kurtulan, i cili zhvilloi një tjetër ndeshje të mire, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër cilësinë e tij.

Për të rinjtë tanë, kjo ishte ndeshja e fundit në muajin qershor.

Gjenerata e re e Maqedonisë U21 luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, ne arritëm ta kurorëzojmë ndeshjen dominuese me dy golat e shënuar nga Arda Okan Kurtulan. Mysafirët arritën të ngushtojnë rezultatin në fund të pjesës së parë.

Në vazhdim të ndeshjes, Maqedonia kishte kontroll mbi lojën, punoi në mënyrë rutinore 45 minutat e dyta, nuk lejoi kundërshtarin të impononte një lojë më serioze dhe të krijonte mundësi për të kërcënuar portën tonë.

Ndeshje kontrolluese në Shkup;

Përfaqësuesja U21;

Maqedonia: Ivan NikolLoski, Agan Mjaki, Stefan Despotovski, Aleks Zlatkov, Berat Kalkan, Dimitar Todorovski, Anatoli Petejçuk, Martin Velickovic, Luan Abazi, Ivan Nikollov, Arda Okan Kurtulan;

Në pankinë: Marko Alçevski, Kristijan Tasevski, Andrej Stojçevski, Mario Ilievski, Behar Feta, Metodi Maksimov, Imran Fetai, Viktor Krstevski, Danail Tasev, Aleksandar Kocev, Stefan Mitrev;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;

Bosnja dhe Hercegovina: Muhamen Ahinovi,, Nenad Niki, Silvio Ilinkovi, Mustafa Kiokilovi, Mihailo Trkulja, Dejan Popara, Aleksandar Kahviq, Tarik Rami, Hamza Shalal, Enver Kulashain, Mladen Cetinoviq;

Seleksionues: Sllobodan Starsevic;

Dy ditë më parë është luajtur dueli i parë kontrollues mes këtyre dy përfaqësueseve në stadiumin e Gjorçe Petrovit, në të cilën fitoi skuadra jonë, falë golit të Luan Abazit. 







   
   
Reprezentacioni A