Maqedonia U21 fiton bindshëm Ishujt Faroe në start të eliminatoreve për EURO 2021

Publikuar më 10 Септември, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë me fitore kundër Ishujve Faroe ka nisur eliminatoret për Kampionatin Europian të vitit 2021. 

Shpresat e vendit fituan bindshëm 7:1 takimin që solli hat-trik të Dimitar Mitrovskit, dy gola nga Darko Çurlinov dhe nga një realizim të Erdon Dacit dhe Esmin Liçinas. 

Ndeshja nisi me epërsi befasuese të miqve që realizuan me penaltinë e Andreasenit në minutën e 19-të. 

Maqedonia U21 humbi dy mundësi të mira për gola para se në minutën e 27-të Mitrovski të sillte barazimin e merituar.

Vetëm pesë minuta më vonë Darko Çurlinov shënon gol të bukur për epërsi 2:1, ndërsa rezultatin e pjesës së parë 3:1 e vendosi Mitrovski një minutë para pauzës. 

Pjesa e dytë solli dominim të Maqedonisë U21 që menaxhoi të shënojë edhe katër gola. I pari që hapi serinë e golave në pjesën e dytë ishte Daci i cili në minutën e 59-të shënoi me kokë për 4:1, ndërsa edhe goli për 5:1 u shënua me kokë, me autor Liçinan në minutën e 62-të.

11-të minuta para fundit Mitrovski kishte tentim atraktiv me gërshërë, por intervenon me sukes portieri mysafir. Megjithatë Mitrovski deri në fund arriti të kompletojë hat-trikun kur në minutën e 85-të shënoi për 6:1, ndërsa rezultatin përfundimtar 7:1 e vendosi Darko Çurlinov dy minuta para fundit. 



   
   
Reprezentacioni A