Maqedonia U21 fitoi Armeninë në Jerevan

Publikuar më 12 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka marrë fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Armenisë në Jerevan,  në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2023.

Një fitore shumë e vështirë dhe tre pikë shumë të rëndësishme për ekipin e udhëhequr nga seleksionuesi Dragi Kanatlarovski.

Të përzgjedhurit tanë e hapën mirë ndeshjen. Në minutën e 23-të erdhëm në epërsi 1:0, me Gjorgjievskin që shënoi gol të mirë, duke shfrytëzuar korsimin e bukur të Antovskit. Gjorgievski gjithashtu kishte edhe një rast të mirë, por portieri vendas intervenoi bukur.

Në vijim, Maqedonia me lojë ofanzive. Maqedonia përmes Maksimovit arriti të çoi rezultatin në 2:0 në minutën e 82-të. Vendasit deri në fund të sfidës arritën ti zbutin shfirat me golin e Grigorjanit.

Maqedonia: Denkovski, Mladenovski, Manev, Sheji, Hajdari (Gjurkovski), Vosha (Skenderi), Adem, Grozdanovski, Antovski (Maksimov), Rustemovski (Stankovski), Gjorgjievski (Ilievski); 




   
   
Reprezentacioni A