Publikuar më 22 Март, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë nesër luan ndeshjen e
pestë të ciklit eliminator për kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë i
cili në vitin 2019 do të zhvillohet në Itali. Shpresat e vendit nën drejtim të
Bllagoja Milevskit tanimë kanë përfunduar përgatitjet për takimin e nesërm me
Rusinë, në të cilin edhe pse me formacion të ndryshuar pritet lojë dhe rezultat
pozitiv.
Seleksionuesi i përfaqësueses U21, Milevski sot kishte takim me përfaqësues të mediave, ndërsa theksoi se mbetet i bindur në qëndrimin për të krijuar ekip të ri pas paraqitjeve të dobta në tre ndeshjet paraprake.
„Sigurisht se jo vetëm Rusinë por edhe përfaqësueset tjera në grup nëse i nënçmon apo mbivlerëson atëherë do të kesh probleme në ndeshje. Sa i përket sfidës së nesërme kundër përfaqësueses së Rusisë, nuk duhet të harxhojmë fjalë për kualitetin e tyre. Bëhet fjalë për ekip të fortë. Në anën tjetër ne jemi në situatë kur krijojmë ekip të ri, pas paralajmërimeve pas ndeshjes me Austrinë, ja edhe po i realizoj. Në njëmbëdhjetëshen e parë në krahasim me ata që nisën ndeshjen e fundit me Austrinë do të ketë vetëm dy, eventualisht tre në varshmëri me kushtet klimatike që do t’i kemi nesër”, tha seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë U21 dhe Rusisë U21 luhet të premten në orën 14:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.