Maqedonia U21 e fokusuar për Rusinë
Publikuar më
21 Март, 2018
në
Lajme, Deri më 21 vjet
Vazhdojnë përgatitjet e përfaqësueses U21 të Maqedonsië për
ndeshjet e rradhës të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian që
vitin 2019 do të zhvillohet në Itali. Sot seleksionuesi Bllagoja Milevski udhëhoqi
seancën e planifikuar stërvitore, ndërsa për të enjten në orën 14:30 ka
planifikuar takim me gazetarë në hotelin TCC “Gran Plaza”.
Futbollistët e rinjë
të Maqedonisë të premten në orën 14:00 përballen me Rusinë në qendrën stërvitore
“Petar Milloshevski” në Shkup. Maqedonia deri tani ka vetëm një fitore në këtë
cikël kualifikues, ndërsa rusët në ndeshjet paraprake kanë regjistruar tre
triumfe dhe një një barazim e humbje. Pas duelit të 23 marsit, Maqedonia U21 më
27 mars luan si mysafire me Austrinë.