Publikuar më 13 Март, 2024 në Lajme, Deri më 21 vjet
Në fund të muajit mars, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë vazhdon ndeshjet në eliminatoret për kualifikim për Kampionatin Evropian në Sllovaki 2025.
Të përzgjedhurit e drejtuar nga Dragi Kanatllarovski i pret në shtëpi dy ndeshje kundër Gjibraltarit dhe Suedisë. Ndeshja e xhiros së 5-të kundër Gjibraltarit është caktuar për më 21 mars në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00.
Më 26 mars, në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00 do të luajmë kundër përfaqësueses suedeze.
Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dragi Kanatlarovski, i ka thirrur këta futbollistë:
PORTIERËT:
Marko Alçevski - Brera
Stefan Mitrev - Kozhuv
Ivan Nikoloski - Kamenica Sasa
MBROJTJA:
Metodi Maksimov - Alesund, Norvegji
Stefan Despotovski - Rabotniçki
Reshat Ramadani - Shkendia
Imran Fetai - Tikvesh
Andrej Stojçevski - Žilina
Mihail Dimitrievski - Bregalnica
MESFUSHA:
Ivan Nikolov 1 Sonderijske, Danimarkë
Ardian Çilafi - Sampdoria, Itali
Hamza Ramani - Shkupi
Luka Stankovski - Tuzlaspor, Turqi
Aleks Zlatkov Makedonija Gj.P.
Dimitar Todorovski- Rabotniçki
Matej Angelov Rabotniçki
Vane Krstevski - Shkëndija
Berat Kalkan Gostivar
Erkan Semovski - Koge, Danimarkë
Xhemil Jahja - Voska Sport
SULMI:
Mario Ilievski - Kishvarda
Luan Abazi - St Gallen, Zvicër
Filip Trpçevski - Ucikten, Suedi
Seleksionuesi i përfaqësues së re të Maqedonisë deri në 21 vjeç ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjet e ardhshme eliminatore kundër Gjibraltarit dhe Suedisë.
– Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Gjibraltarit dhe Suedisë. Duhet ta fitojmë ndeshjen me Gjibraltarin. Imperativi është fitorja, çdo gjë tjetër do të ishte dështim për ne. Në ndeshjen e dytë pres që të tregohemi në një nivel të mirë, do të mundohemi të përballemi me një kundërshtar të fortë si Suedia dhe të tregojmë se fitorja ndaj tyre në fushën mysafire në raundin e parë nuk ishte e rastësishme.
- Në ndeshjet e mëparshme kualifikuese kundër Holandës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë nuk ishim të suksesshëm si rezultat, shpresoj që kjo të mos ndikojë negativisht në lojën tonë në ndeshjet në vijim.
– Besoj te futbollistët e mi, kemi forcë, kemi cilësinë që duhet të tregojmë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Ne dëshirojmë shumë t'i rikthehemi rrugëve të fitoreve.
– Jemi të fokusuar në ndeshjen e parë kundër Gjibraltarit, të cilën duhet ta fitojmë. Përsa i përket ndeshjes me Suedinë, pres që ata të kenë një qasje ndryshe në krahasim me ndeshjen tonë të parë kundër njëra-tjetrës, por edhe ne kemi matematikën dhe objektivat tona, strategjinë dhe mënyrën tonë për t'u kundërvënë dhe për të luajtur kundër tyre.
- Të gjithë lojtarët që janë thirrur do të mbërrijnë në Shkup, disa prej tyre ankohen për lëndime, por në konsultim me ekipin mjekësor dhe stafin profesional do të përcaktojmë se cilët lojtarë do të mund të vihen në dispozicion për ndeshjet e ardhshme. Nëse ka nevojë, do të thirren edhe lojtarë të rinj shtesë. Kënaqësi është fakti që Trpcevski është i shëndetshëm dhe do të mund t'i bashkohet kombëtares. Semovski do të jetë një freskim i madh në mesfushë, Jahja është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh, me lojërat e tij në klub e meritoi thirrjen në kombëtare.
Takimi i përfaqësueses së Maqedonisë nën moshën 21 vjeçare është caktuar për 18 mars në ora 12:00 në hotel Hilton.