Maqedonia U21, Dragi Kanatllarovski ftesë për 25 futbollist për ndeshjet kontrolluese ndaj Armenisë dhe Maltës

Publikuar më 31 Мај, 2023 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në muajin qershor në Shkup do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Armenisë dhe Maltës.

Dy ndeshjet miqësore të përzgjedhura nga seleksionuesi Dragi Kanatllarovski do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” me fillim nga ora 17:00.

Ndeshjen e parë kontrolluese e luajmë me përfaqësuesen armene më 15 qershor dhe pesë ditë më vonë ndeshja e dytë kontrolluese është kundër Maltës.

Seleksionuesi i përfaqësueses U21, Dragi Kanatllarovski ka ftuar gjithsej 25 futbollistë:

Portierë: Marko Alçevski (Akademia Pandev), Ivan Nikolloski (Bellasica), Vasko Vasilev (Rio Ave, Portugali), Stefan Tasev (Makedonija GJP);

Mbrojtjës: Mario Riçkov (Shkupi), Stefan Despotovski (Rabotniçki), Andrej Stojçevski (Zhilina, Sllovaki), Imran Fetai (Gostivar), Reshat Ramadani (Dynamo Kyiv, Ukrainë), Viktor Krstevski (Gostivar), Metodi Maksimov (Shkëndija), Mihail Dimitrievski (Bregallnica);

Mesfushorë: Martin Talakov (Podbrezova, Sllovaki), Ivan Nikolov (Bregallnica), Hamza Ramani (Sileks), Aleks Zllatkov (Shkupi), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Dimitar Trajkov (Akademia Pandev), Vane Krstevski (Akademia Pandev), Berat Kalkan (Kasimpasha), Behar Feta (Voska Sport), Matej Angelov (Rabotniçki);

Sulmues: Mario Ilievski (Kishvarda, Hungari), Hristian Maleski (Struga Trim Lum), Luan Abazi (Vill, Zvicër);

Dragi Kanatllarovski, seleksionues i përfaqësueses U21 të Maqedonisë:

- Këto dy ndeshje kontrolluese kundër Armenisë dhe Maltës vijnë në një moment të vështirë, kur sezoni përfundon dhe lojtarët përfundojnë angazhimet e tyre në klub.

- Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në përbërje në krahasim me grumbullimet e mëparshme. Janë ftuar lojtarët të cilët në vitin e fundit me profesionalizmin, vendosmërinë dhe dëshirën e madhe për të luftuar dhe dëshmuar veten janë imponuar në këtë gjeneratë të Maqedonisë.

- Në formacion janë rikthyer Aleks Zlatkov nga Shkupi dhe Luan Abazi nga Will, të cilët nuk kanë mundur të vihen në dispozicion të kombëtares për shkak të lëndimeve në klubet e tyre.

- Dimitar Trajkov, futbollisti i Akademisë Pandev, i lindur në vitin 2004, me ndeshjet e fundit në nivel klubesh dhe me 6 golat e shënuar, meritoi të thirret në këto dy ndeshje kontrolluese kundër Armenisë dhe Maltës. Bëhet fjalë për një futbollist që luan në krah dhe tregon cilësi të shkëlqyera.

– Pres një qasje serioze nga lojtarët e mi, edhe pse është një ndeshje miqësore. Këto janë përgatitjet e fundit, pres të përmbushen të gjitha detyrat e vendosura nga unë dhe ekipi im profesional, sidomos në pjesën taktike të lojës.

- Kjo përfaqësuese tregoi cilësi të madhe. Presim shumë nga kjo gjeneratë, lojtarët janë të vetëdijshëm dhe të gatshëm të japin maksimumin për të arritur suksese në kualifikueset e ardhshme.

Mesfushori ofensiv, Luka Stankovski, për shkak të lëndimit (operacion i meniskut) nuk do të mund të vihet në dispozicion të seleksionuesit në këtë takim.

Ndeshjet kundër Armenisë dhe Maltës do të jenë testet e fundit për futbollistët tanë të rinj para nisjes së ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian në shtator.




   
   
Reprezentacioni A